SPAK mori në pyetje paraditen e sotme Joshko Çervenkovskin nga Maqedonia. Ky individ, sipas dëshmisë se bashkëpunëtorit të SPAK, Luftar Reçi, akuzohet se ka montuar bombën me telekomandë që u vendos në ashensorin, ku mbeti i vrarë në shkurt 2005, biznesmeni Vajdin Lamaj dhe miku i tij, Artan Arsi.
Të martën maqedonasi nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurve pretenduan se e kanë kërkuar të pyetet me letër-porosi duke e cilësuar të dyshimtë rrethanat në të cilat u paraqit në gjykatë.
Biznesmeni Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi u vranë më 27.02.2005 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Eksplozivi kur u futën në ashensor. duke i lënë të vdekur në vend. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë.