-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në veri, Opozita serbe letër Borrellit: Vuçiç problemi, sanksiononi atë dhe aleatët e tij

Kryesoret

Një pjesë e përfaqësuesve të opozitës në Serbi i kanë dërguar një letër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Mësohet se në letër informojnë në lidhje me ngjarjet e fundit në Banjskë pas sulmit të 24 shtatorit ndërsa shprehen se situata ka kanë shqetësuar thellësisht qytetarët serbë.

Ata besojnë se gjendja e sigurisë është përkeqësuar seriozisht dhe se nuk ka dyshim se është e nevojshme përfshirja konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpjekjet e të cilit i mirëpresin, por që, thonë ata, kanë dëshmuar se të jenë të pamjaftueshme deri tani.

Ata theksojnë se populli serbe në Kosovë u gjend mes Listës së Kriminalizuar dhe autoritare Serbe dhe Albin Kurtit.

Më tej opozita serbe shpreh shqetësimin për njoftimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë.

“Dëshirojmë të theksojmë se ne, si opozitë demokratike në Serbi, jemi thellësisht kundër kësaj. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në vitet ’90,” thuhet në letër.

Në vend të ndëshkimit të qytetarëve të Serbisë, opozitarët shprehen se duhet të vendosen masa politike dhe personale ndaj Aleksandër Vuçiç dhe aleatëve të tij më të afërt politikë.

Ata theksojnë se Vuçiç është pjesë e problemit, jo zgjidhja e situatës aktuale si në Serbi ashtu edhe më gjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit