Një grua izraelite cilësohet heroinë, pasi shpëtoi komunitetin e Nir Am nga Hamasi ndërsa terroristët pushtuan. Ajo është Inbar Limerman, që arriti të drejtojë një grup banorësh dhe të neutralizojë më shumë se 24 terroristë që përparonin. Komuniteti i tyre ndodhet vetëm një milje nga Rripi i Gazës. Lieberman ka qenë pjesë e sigurisë.
Ajo e kuptoi shpejt se tingujt ishin të ndryshëm nga ato që dëgjonte gjatë sulmeve të zakonshme me raketa dhe nxitoi të hapte armaturën dhe t’i shpërndante armët ekipit të sigurisë prej 12 anëtarësh. 25-vjeçarja vendosi ekipin e saj në pozicione strategjike në të gjithë vendbanimin, duke ngritur prita përballë terroristëve.
Ajo vetë vrau pesë terroristë, ndërsa pjesa tjetër vrau 20 të tjerë në një hark kohor prej katër orësh. Nir Am u kthye në një kështjellë të padepërtueshme, ndërsa Hamasi pësoi humbje më të mëdha, sipas mediave ndërkombëtare.