-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmat si inceneratorët/ Raporti me dyshime: Rezerva e shtetit u privatizua brenda ditës

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur dyshime të forta mbi procedurën e kalimit të pronësisë ku ndodhet e vendosur Rezerva e Shtetit në Lundër tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të ndërtuar një kompleks argëtimi dhe sportiv. KLSH në raportin që ka publikuar ka gjetur disa shkelje. “5Pyetjet.al” publikon raportin me dyshimet e forta.

Sipas raportit, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, brenda një dite të vetme kanë miratuar disa shkresa, në bazë të të cilave është miratuar tjetërsimi i truallit rreth 95 mijë metra katrorë të Rezervave të Shtetit në Lundër, me synim kalimin e tij te Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Një gjë e tillë, ku janë firmosur kaq shumë shkresa brenda një dite ka ndodhur në rastin e inceneratorëve, ku më pas u zbulua se kishim të bënim me një aferë të pastër kriminale.

Në vijim të procedurës së nisur për transferimin e këtij aseti publik, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar prononcim nga DPRMSH e cila fillimisht i është drejtuar për mendim DRRMSH-Tiranë, e cila në përgjigjen e saj ka paraqitur situatën dhe ka kërkuar të parashikohet objekti ku do të zhvendoset rezerva materiale e cila të jetë një infrastrukturë më e mirë ndërtimore dhe me kapacitete magazinuese.

Në vijim Drejtori i Përgjithshëm i RMSH (i komanduar) është shprehur “parimisht dakord” për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit. Vlen të theksohet se të gjitha veprimet nga regjistrimi i kërkesës për prononcim së Ministrisë së Mbrojtjes deri në kthimin e përgjigjes nga DPRMSH janë ezauruar brenda një dite datë 06.10.2022. Pra institucioneve nuk u është nevojitur kohë për vlerësimit të situatës dhe kthimin e përgjigjes, pavarësisht rëndësisë që kjo vendimmarrje kishte” thuhet në raportin e KLSH-së.

Jo vetëm kaq, por “të dyja shkresat mbi prononcimin në Ministrinë janë hartuar dhe miratuar nga vetë drejtuesi i institucionit”. Gjithashtu KLSH thekson se “deri më datën 12.05.2023 Ministria e Mbrojtjes, DPRMSH dhe DRRMSH-Tiranë nuk disponojnë një projekt të dakordësuar me FSHZH dhe nuk janë lidhur akt-marrëveshje për plotësimin e nevojave të rezervës materiale të shtetit. Nuk ka gjithashtu një plan të miratuar për transferimin e aktivitetit te rezervës materiale në Lundër”.

Kjo pronë, thotë KLSH “është parashikuar edhe më parë për tu privatizuar pavarësisht se ajo zë peshën kryesore në magazinimin e mallrave ushqimorë rezervë materiale e shtetit në rang kombëtar, çka tregon një qasje të paqartë të hallkave institucionale në drejtim të zhvillimit të aktivitetit të rezervës materiale në tërësi” thuhet në raport.

Depot bosh/ KLSH: Shqipëria nuk ka asnjë kokërr grurë rezervë (Dokumenti)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit