Shqipëria mundi 3-0 Çekinë duke u afruar akoma më shumë me finalet e Euro 2024, ku duhet vetëm një pikë në 2 ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin. Golat e Asanit e Seferit i shkaktuan humbjen e parë në këto kualifikuese një rivali direkt në grup. Një ndeshje perfekte e kuqezinjve që arritën rezultatin e pestë pozitiv radhazi nën drejtimin e Sylvinho që po bën të gjithë të ëndërrojnë pjesëmarrjen e dytë në një turne madhor pas atij të 2016.
Çekët e nisën më kërkues takimin, por Berisha nuk i lejoi të shënonin. Jasir Asani në minutën e nëntë bëri që mbi 20 mijë tifozët e pranishëm në stadiumin Air Albania të shpërthenin në festë. Taulant Seferi realizoi sërish pas një kundërsulmi në të 51’. Në të 73’ ishte sërish Seferi, i cili tundi rrjetën duke goditur thuajse që thuajse në të njëjtin pozicion.
Shqipëria është e para në grup me 13 pikë, me 4 më shumë se Polonia e vendit të dytë dhe 5 nga Çekia e Moldavia. Polakët po të enjten mundën 2-0 Ishujt Faroe. Sylvinho të martën do të ketë një ndeshje miqësore me Bullgarinë ku të planifikojë takimet e Nëntorit me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në shtëpi.