Trajneri i Kombëtares, Sylvinho shprehet se me Çekinë, ekipi shqiptar ka bërë një hap të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar akoma asgjë pasi shton se janë dhe 2 ndeshje të tjera.
“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në Nëntor.”
Trajneri Sylvinho ka falenderuar së pari tifozët e shumtë në numër që mbështetën Kombëtaren Shqiptare.
“Së pari falenderoj tifozët, ishin shumë e shumë shqiptarë që na mbështetën. Gara ishte shumë e vështirë, fizike, por mendoj se ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer” tha ai.