-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajme të këqija për kombëtaren, dëmtohet Mirlind Daku

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare pas fitores së thellë ndaj Çekisë nuk ka bërë asnjë sekondë pushim por menjëherë pas festës dhe suksesit të mbrëmshëm është rikthyer në fushë për të nisur përgatitjet për përballjen miqësore me Bullgarinë.

Ndeshja do të zhvillohet të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”. Por një lajm aspak i mirë është raportuar ku mësohet se Mirlind Daku do të humbasë miqësoren me Bullgarinë për shkak të një tërheqje muskulore.

Nga ky dëmtim Daku nuk do të jetë i gatshëm të luajë të paktën për dy javët e ardhshme.

Trajneri Silvinjo e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës.

Ndërsa lojtarët të cilët luajtën në ndeshjen zyrtare bënë vetëm ushtrime në palestër dhe fizioterapi.

Do të mungojë për kuqezinjtë edhe mesfushori Keidi Bare pasi do t’i bashkohet Espanjolit në një ndeshje të rëndësishme në kampionat këtë fundjavë.

Kombëtarja do të lihet pushim të shtunën dhe të dielën do të rikthehet në stërvitje normalisht.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit