Edhe pse tashmë u bënë disa ditë nga premiera e filmit ‘Në Kudër të Dashurisë’, në rrjet ende qarkullojnë thashetheme për detajet e organizimit, ku sigurisht në qendër janë aktorët dhe të ftuarit kryesorë.
Një nga ‘dilemat’ ishte edhe mungesa e partnerëve të Olta Gixharit dhe Sara Hoxhës. Megjithëse nuk kanë dashur të japin asnjë koment për ‘thashethemet’ që qarkullojnë lartë e poshtë, një person i tretë duket s e ka treguar të vërtetën e shumëpritur.
Aktorja e mirënjohur Zamira Kita e cila ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up, u pyet lidhur me pjesëmarrjen e Sara Hoxhës, e cila nuk ishte e shoqëruar nga Ledri në tapetin e kuq.
Ajo u përgjigj duke thënë se reperi ka patur angazhime të shumta, prandaj e kishte të pamundur të ishte krahë partneres së tij.
“Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por më tha që nuk kishte mundësi të vinte. Ata kanë shume ngarkesë, kanë data. Janë disa evente të mëdha kështu që do të zgjedhë njërën prej tyre sepse kanë shumë angazhime”., tha ajo.
Ndërsa sa i takon bashkëshortit të Oltës, aktorja tregoi se ai ndodhej në sallë.
“Dori ishte në sallë, por nuk ishte në tapetin e kuq”, tha ajo.