-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmimi i faqes së SHISH nga hakerat rusë, Karamuço: Hakmarrje për OKB-në dhe Mitrovicën

Kryesoret

Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në lidhje me këtë hakërim ka reaguar eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ku për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ai është shprehur se kjo është një hakmarrje diletante dhe mllef i shëmtuar për OKB, Mitrovicën dhe Rrugën “Ukraina e Lirë” nga rusët.

Ai më tej ka shtuar se mesazhi që ka lënë “Ushtria Popullore Kibernetike Ruse” është se ky është sa për nxehje.

“Ushtria Popullore Kibernetike Ruse” ka sulmuar faqen zyrtare të SHISH, Gardës së Republikës dhe AKI në Kosovë.

Një hakmarrje diletante dhe mllef i shëmtuar për OKB, Mitrovicën dhe Rrugën “Ukraina e Lirë”. Mesazhi që kanë lënë është “Kjo është sa për nxemje”.

Kur e pyetën ambasadorin e tyre, pse ndërruan vendndodhjen e Ambasadës në Tiranë, u përgjigj se nuk mund të kishim adresë emërtimin rrugor “Ukraina e Lirë”. Konflikti hibrid vijon….”, shkruan Karamuço.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit