Taulant Seferi shënoi 2 gola në fitoren 3 me 0 ndaj Çekisë. Ai ka rrëfyer emocionet e kësaj ndeshje.
“Me këtë grup fantastik kisha bërë 2 gola. Jam shumë i lumtur për grupin, për kombin, kaq çuna të mirë sa jemi Zoti na shpërbleu. Goli është gol edhe jam shumë i lumtur për fitoren”.
Pas golit, Seferi përqafoi trajnerin Sylnvinho dhe i përshpëriti disa fjalë. Ai ka zbuluar edhe se çfarë bisedoi me teknikun.
“I thashë këto fjalë: Faleminderit mister për të gjitha, vetëm ti besove tek unë. Faleminderit që më ke dhënë besimin. Ai më tha, e di e di”.
Ai vlerësoi zgjedhjet e trajnerit dhe tha se sa herë që do të jetë në fushë, do të luftojë për skuadrën.
“Unë jam një tip që nuk mërzitem. Po më futi unë do bëj maksimumin. Unë në fushë futem për të luftuar për gjithë shokët e mi”.
Fitoren e sotme ndaj Çekisë, Seferi e konsideroi hap tejet pozitiv drejt Euro 2024 në Gjermani.