Një i ftuar special. Kampioni i notit, me aftësi të kufizuara, Gersi Troka është rrëfyer në podcast-in e kryeministrit Edi Rama. Ai tregoi rrugëtimin e vështirë deri tek shpallja kampion. Kryeministri e pyeti nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë, Troka tha se atë jo, por mamaja e tij ishte më herët e orientuar drejt Partisë Socialiste, por “ka raste se e ka dredhur”.
Pjesë nga biseda
Gersi Troka: Jam kampion, po kam qejf të merrem dhe me politikë. Po e them edhe për mamin që tani është këtu. Mami ka qenë shumë me ju, por ka raste se e ka dredhur sepse nuk është më me Partinë Socialiste, as me Partinë Demokratike, po ka ecur vetëm drejt, ka votuar njërin e një partie vetëm për ne, për aftësinë e kufizuar më së shumti.
Kryeministri Edi Rama: Po unë nuk mërzitem me mamin. Përkundrazi, unë e kuptoj shumë mirë mamin që ka votuar për Partinë Socialiste, ka pritur që ne të bëjmë më shumë, ka votuar prapë, ka pritur të bëjmë më shumë, pastaj, mbase në një moment të caktuar ka thënë, jo, këta nuk po e bëjnë sa duhet punën që unë i kam votuar dhe ka shkuar ka zgjedhur dikë tjetër, që nuk e di kush është, po ai nuk ia zgjidh e nuk ia zgjidh, por megjithatë për mua nuk ka rëndësi pjesa e atij. Për mua ka rëndësi që të bëj maksimumin që mami të kthehet prapë dhe të votojë për Partinë Socialiste. Kështu që, mos thuaj “ta ka dredhur”. Thuaj që mami ka ndryshuar qëndrim, se nuk është dredhje ajo.