Të hënën do të mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Kryeministria shqiptare ka zbuluar edhe axhendën e këtij samiti.
Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.
Në orën 11:30 fjala hapëse.
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.