Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Kretë, Greqi. Shoqata shqiptare në ishull njofton lajmin e hidhur. Viktima është Fatos Dyli. Sipas njoftimit, shqiptarin e zuri poshtë ekskavatori.
🥲🙏❗️LAJMËRIM🥲🙏❗️
Me hidhërim dhe trishtim të madh u informuam për vdekjen tragjike të shokut tonë ,vëllajt tonë dhe patriotit shqiptarë FATOS DYLI sot mbas mesditës në orarin e punës në Galo Rethimno .
Sipas informacioneve të para i ndjeri u zu poshtë Eskavatorit me të cilin po punonte..
I ndjeri 46-vjeçari Fatosi lindi në Berat me 25-05-1977 Babai i dy fëmijëve që jetonte prej shumë vitesh në Rethimno..
Shprehim ngushëllimet për Vajzën dhe Djalin dhe bashkshorten e tij .
Ngushëllime shoqërisë dhe kolegëve të tij dhe gjithë shqiptarëve në Rethimno
Lutemi për shpirtin tuaj FATOS DYLI🙏🥲
U prehësh në paqe 🙏🥲










