Në lidhje me helmimin e 30 personave në një restorant në Malishevë mësohet se numri është rritur në mënyrë drastike duke shkuar në 205 të helmuar.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi. Ai shtoi se gjendja e të helmuarve është e mirë.
“Numri ka shkuar në 205 i të helmuarve. Gjendja e tyre është e mirë, disa janë duke u trajtuar edhe QKMF dhe në shtëpi”, u shpreh Krasniqi.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së disa mostrave ka asgjësuar mbi 60 kilogram mish.