-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama pret sot liderët e BE-së dhe Ballkanit në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit. Fjalën e nisi me luftën në Gaza, agresionin rus dhe më pas erdhi në Ballkan. Kritikoi duke thënë se jo të gjitha premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar. Kërkoi rrugë dhe shtigje të reja.

Jemi solidar me Izraelin. Por si po reagojmë ndaj kësaj skeme që zhvillohet përtej kufijve tanë ndërkohë që jemi të bashkuar kundër agresionit rus në Ukrainë. Sfida më e madhe është ndarja e dhimbshme e anëtarëve të BE-së dhe atyre që nuk janë anëtarë. Unë nuk do të drejtoj gishtin apo ankohem. A mund të përballojmë këto ndasi? Gjatë nëntë viteve të Procesit të Berlinit, Ballkani do të kishte qenë i pakonceptueshëm.

Kemi shkëmbyer pikëpamje. Më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht. Përpjekjet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga çështje mes disa vendeve të rajonit. Nuk po kërkoj përfitime të barabarta me vendet e BE-së, por në këtë peisazh që zhvillohet ne duhet të eksplorojmë rrugë të tjera për të ngushtuar hendeqet përpara se ta dëmtojmë Europën së brendshmi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit