Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shprehet se sfidat me të cilat është përballur dhe po përballet kontinenti kanë treguar që Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor duhet ta ndërtojnë të ardhmen së bashku. Nga Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Piramidën e Tiranës, Sanchez, është shprehur se Spanja është e angazhuar për të punuar për një Evropë të bashkuar. Gjatë fjalës së tij, Sanchez ka thënë se Spanja dënon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe për këtë të fundit ka deklaruar se ka të drejtë për t’u mbrojtur.
“Sfidat e kontrinentit tonë kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të axhendës së saj. Na kanë treguar që të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku. Takimi në Granatë krijoi dhe terrenin e duhur për këtë diskutime. Ne jemi të angazhuar dhe do të punojmë për një Evropë të bashkuar. Kërkojmë angazhimin nga rajoni. Ne besojmë që mund të krijohen dhe të kemi gjëra dhe më të mira në të ardhmen. Kemi arritur rezultate në fronte të ndryshme.
Ne takohemi në një moment kyç, Evropa është një shembull që tregon se bashkëpunimi mes palëve funksionon. Ky është thelbi i Procesit të Berlinit. Në këtë moment, kujtohemi gjithnjë e më tepër për ata që po ndodhin. Lufta është e kundërta e asaj që ne mbrojmë.
Ne dënojmë Hamasain për sulmin kundër Izraelit dhe Izraeli ka të drejtën e tij për të mbrojtur. Mbrojtja e civilëve është thelbësore. Duhet të punojmë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës. E vetmja mënyra si mund të zgjidhet konflikti është njohja e 2 shtetete që ata të bashkëpunojnë në paqe dhe siguri me njëra-tjetrën” tha ai.