Sot në Tiranë zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit. Në Tiranë vijnë liderët e BE-së dhe Ballkanit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka mirëpritur në Rinas kyeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, i cili është shfaqur i buzëqeshur.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë 🇬🇷, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor” shkruan ministria e Jashtme krah fotos.