-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procesi i Berlinit, Rama: Samiti u mbyll me diskutime të frytshme

Kryesoret

Në mbyllje të ditës së parë të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama së bashku me kancelarin Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen ka zhvilluar një konferencë.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se samiti u mbyll me diskutime të frytshme si dhe nuk la pas falënderimet për presidenten e KE-së dhe kancelarin gjerman.

“Samiti u mbyll me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie.

Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten.

Ky është një moment i vështirë për këdo, për shkak të krizave të një pas njëshme që kanë goditur të gjithë ne.

Këta dy gjermanë krahë meje kanë orare e afate të përcaktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre.

Pranoni mirënjohjen time për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulini për të shtyrë BE dhe Ballkanin për të ardhur më pranë njëri-tjetrit”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit