Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë kërkoi që palët të ulin tensionet në rajon dhe të zgjidhin konfliktet, referuar tensioneve në veri të Kosovës, që sipas tij e lënë rajonin në vendnumëro.
“E di që Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe sot me përgatitjen shumë të mirë të samitit, por edhe takimet e niveleve të larta që janë realizuar në Tiranë në muajt e fundit, kanë qenë efikase dhe shumë mirë të përgatitura.
Krizat në rajon kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit, ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që u mbajnë në vendnumëro. Këto konflikte në veri kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Duhet të zbatohen marrëveshjet për dialogun e normalizimit.
Mund të mbështeteni tek ne, tek Gjermania, ky është procesi i Berlinit, mund të vijojmë për të bërë gjithçka realitet” tha ai