Katër ish-punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Sarandë (IVMT) kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të zhvilluar pasditen e kësaj të hëne.
Të arrestuarit janë Vangjel Xhavara, Besian Koçi, Artur Musai dhe Erjon Zekaj, të cilët akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje përgjatë vitit të kaluar në Ksamil.