-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania i dhuron Shqipërisë dronë për të kontrolluar kufirin tokësor e detar

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly vizituan së bashku Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, ndërtuar me fondet e qeverisë britanike si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Britania ka dhuruar gjithashtu disa dronë për vendin tonë që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar.

Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur sipas tij 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe.

“…Fakti që marrëdhënia është zhvilluar nga një marrëdhënie e cila adreson emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe në një marrëdhënie e cila adreson problematikën e kalimit të emigrantëve nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë nuk është e zakonshme. Si mund të duket suksesi? Fakti që ti mundesh të kesh rezultate domethënëse brënda 1 viti dhe më pas të thuash kush është stadi tjetër i suksesit,” tha Cleverly.

Ndërsa Balla tha se modelin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Britania mund ta shtrijë edhe me vende të tjera.

“Me rëndësi është fakti që ne jemi gati ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në fusha të tjera si lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar apo edhe çështje të tjera. Po siç e nënvizuat edhe ju është 90% më pak që kur kryeministri Rama dhe kryeministri juaj Sunak u takuan herën e kaluar në dhjetor në vendin tuaj kur ne firmosëm marrëveshjen,” theksoi Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit