Fjala e presidentit të Francës Emmanuel Macron në darkën e shtruar në Pallatin e Brigadave ku nderoi Ismail Kadarenë me gradën e lartë të ‘Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit’
Të jetosh është të luftosh, thoshte Senega. Thënien e tij e keni shndërruar në: të shkruash është të luftosh. Ju jeni përfundimisht nga sëra e Solenicinit, Kunderës, ata që ja rrëmbeni çdo fjalë heshtjes, nga ata që rrezikonit të rëndonit procesverbalin në çdo rresht, nga ata që çdo roman rrezikonte të ishte epitafi i karrierës së tyre.
Ngaqë ju jetuat dhe krijuat si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë. Shqipëria e pas luftës më sovjetike se sovjetët më staliniane se Stalini nën zgjedhën e hekurt në një pikë të tillë për të cilën folëm pak më përpara. Ju u rritët një xhevahir arkitekturë, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh që ju e populloni me ëndrrat tuaja.
Në moshën 11 vjeçare pasionoheni pas Makbethit, aq sa e kopjuat të tërin me dorë, më pas Servantes, Homeri, Gogoli, me të cilët ju blindoni rezistencën tuaj intelektuale.
Kështu që indoktrinimi i pedagogëve tuaj të letërsisë në Universitetin e Tiranës kaloi pa ju prekur.
Kur shkuat të studioni në Institutin “Gorgi” të Moskës, tempullin e letërsisë botërore, ju lejuan të lexoni letërsinë dekadente të perëndimit me doza shumë të vogla, duke ju dhënë njëkohësisht me doza të larta nga letërsia e mirë sovjetike. Kurse ju përmbysët dozat e gllabëruat të parën dhe e urryet të dytën.
Kjo kurë disidence pati një efekt radikal. Në vend që tu shtonte në radhët e trupës së elitës të realizmit socialist ju bashkoheni me gueriljet e lirisë së stilit. Në vend që ti këndoni optimizmit sovjetik, kulturës së heroit, lumturisë së turmave, dhe ecjes së madhe përpara të historisë ju lejoni të depërtojë melankolia e jetës mjegulla dhe rrebelet e saj.
Koha te ju është ciklike, pushteti i dykuptimte, realja e padeshifrueshme dhe e shkuara e paçrrënjosshme.
Dhe ja ku ju akuzojnë për dekantizëm perëndimor. Veprat dhe poemat tuaja botohen vetëm me një parathënie që i shënjon me vulën e turpit.
Romani juaj i madh i vitit 1963 “Gjenerali i ushtrisë së Vdekur” tolerohet, sepse tema e tij ç’armatos onerizmi i tij ngatërronte etiketat e komunistëve.
Zhvarrosja e ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore të dy përballë një prifti dhe një ushtaraku Italian nën shiun shqiptar që nuk resht së rëni.
Kurse “Përbindëshi” në vitin 1975 ndalohet. Qeveria nuk mud të pranonte që ju të përzienit aq ngushtë historinë e rrethimit të Trojës dhe shtypjen intelektualëve në Tiranën e kohës suaj.
I njëjti ndalim bie mbi “Dimri i vetmisë së madhe” viti 1973 që ju arrini ta bëni të pranohet duke fshehur nëpër rreshta portretin e akullt të diktatorit.
Ju mund ta kishit lënë anijen që po digjej, por nuk pranuat të linit një popull në duart e atyre që i kishin djegur lirinë. Ju preferuat të rezistonit të mashtronit censurën dhe mësoni linjat e tërthorta mekanizmat e shmangies, metaforat dhe paralelet, zhvendosni dramat e Shqipërisë së kohës suaj në mitet dhe legjendat e vjetra, krijoni fabula me kuptim të dyfishtë, themel të dyfishtë.
Ju rishpikni një letërsi, sepse ajo ekziston vetëm kur rreziku ishte atje dhe rreziku ishte atje, ai që ju jetonit. Dy herë ju akuzuan se nxitët rebelimin, u transferuat për të punuar në terren në fshatra të thella Do të tregoni për këtë me nga një tregim, kur zëri juaj mbytet me shtypë ju e shndërroni shtupën në telajo të veprës suaj. Në këtë lojë forcash, ju jeni i fortë prej famës ndërkombëtare që detyron qeverinë të tolerojë ekzistencën tuaj.
Kjo lejoi një farë lirie për të shkuar dhe për të ardhur dhe privilegjin e rrallë të udhëtimit.
Madje ju emëruan deputet në vitin 1972, gjë që është një tjetër shpikje e regjimit, një mënyrë tjetër për t’u penguar.
Gjatë gjithë këtyre viteve është një formë vallëzimi që luhet për tu mbytur nga njëra anë dhe për të vazhduar së shkruari dhe për të thënë gjërat nga ana tjetër.
Por kjo rrugë e brishtë përfundoi me botimin e librit “Pallati i ëndrrave” në vitin 1981. Ky pallat është vendi ku mblidhen, interpretohen, klasifikohen përzgjidhen ëndrrat e një populli të tërë, për të pikasur mes tyre ëndrrat profetike që hedhin dritë mbi fatin e tiranit të perandorisë.
Në këtë administratë tentakulare, titaneske, të tmerrshme që zbulon intimitetin e të gjithëve deri në provincat më të largëta të perandorisë, si të mos shikosh një metaforë të bluajtjes së ëndrrave burokracisë ku jetonte secili.
Metafora ishte tepër e qartë, përshkrimi i dukshëm dhe verdikti jepet: armik i popullit.
Nuk do të keni më të drejtën të botoni në Shqipëri. Kërcënimet bëhen më të forta, derisa në nëntor të vitit 1990 ju vendosni të kërkoni azil politik.
Në atë moment u kthyet nga vendi që i pari përktheu librat tuaj, një vend që jetonte brenda jush para se ju vet të jetonit atje. Aq sa, kur ishit 16 vjeç, i këndonit me vargje bukurisë së një kryeqyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Një vend ku ekzistonit para se të shkonit.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ishte në raftet kryesore që prej botimit tij në vitet 1970, te shtëpia e Alben Mishel dhe kishte ngjallur të bashkatdhetarët tanë një hov interesi dhe admirimi për ju, një vend ku ndiheshit si në shtëpinë tuaj, para se të banonit.
Dhe ashtu si personazhi i hijes, të cilit i ngjani shumë, ju shumëfishuat largimet me aromë demokracie dhe tryezat e bukura. Shpesh këto të dyja përforcojnë njëra-tjetrën.
Më kanë rrëfyer se shumë shpejt, si njohës i hollë i pasurisë sonë, ju nuk nguronit të thërrisnit somelierin, kur shishja e verës ishte e mbyllur, gjë që ishte një formë për të treguar se ju ishit bërë për të jetuar në Paris.
Por në fund të valixhes gjatë gjithë këtyre viteve nuk sillnit shishe vere.
Akoma më dehës, akoma më të rrezikshëm, ju sillnit libra, libra libra, Sartre, Kamy, dhe shumë të tjerë, që jua dhuronit miqve tuaj shqiptarë. Në vendin tonë ju keni krijuar shumë miqësi. Me botuesin tuaj Claude Durand, që e kishte çuar ndërgjegjen profesionale aq sa kishte mësuar shqip për të verifikuar besnikërinë e botimit frëngjisht të veprave tuaja dhe që ruante në kasafortë kopje të dorëshkrimeve tuaja, që zëri juaj të mund t’u fliste të gjallëve, nëse ju ndodhte gjë. Me përkthyesit tuaj, Jusuf Vrioni dhe Tedi Papavrami, për të cituar vetëm këta. Si për të provuar që miqësitë letrare nuk janë vetëm miqësi letre, Claude Durand organizoi bashkë me ju arratisjen e famshme të vitit 1990 që nga ana juaj ishte e disata goditje e fortë në murin e diktaturës dhe nga kjo goditje shpërtheu pak më shumë liri për Shqipërinë.
Në Tiranë, ikja jua solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vitesh. Ju kontribuat në zgjimin e madhe të popujve që ngriti perden e hekurt. Që atëherë nga kryeqytet i Francës në kryeqytetin e Shqipërisë më në fund të kthyer në demokraci, të kthyer në veten e saj, ju keni ndarë ekzistencë tuaj mes fjalëve dhe gjërave, njerëzve dhe vendeve, në një lëvizje luhatëse mes dy kombeve tona drithma e fundit e së cilës nuk resht së afruari dhe së ndërtuari.
Nga shëtitjet tuaja në Tiranë e rigjetur, nga ajo tryezë e kafesë “Rostand” ku vendosnit çdo mëngjes fletoren dhe stilolapsin tuaj, kanë lindur tekste jashtë kohe në kryqëzim të miteve dhe botëve të imagjinatës së Piramidës së Keopsit (Egjipt), me atë të Tiranës, mes kangjellave të kopshtit të Luksemburgut, brigjeve të Cornwall-it dhe mureve të Trojës. Ato na kujtojnë pareshtur se sa shumë Europa është kontinent i përbashkët, sa shumë historia e saj është e të gjithëve, sa shumë Europa është një ëndërr, një mit, ai i ringjalljes dhe brigjet nuk kanë qenë asnjëherë kaq të qarta nga njëra anë.
Ju vazhdoni ta përjetoni këtë me historinë e familjes suaj, lexuesja juaj më e vëmendshme me një vështrim akoma më të mprehtë prej faktit që është vet shkrimtare, me dy vajzat tuaja, njëra ambasadore e UNESKO-s dhe tjetra kërkuese në biologjinë molekulare në Sorbone, me dy nipërit tuaj që rriten me të dy kulturat.
I dashur Ismail Kadare, ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite shtypjeje që ju kanë penguar të ngrini zërin tuaj, shpalosni krahët tuaj, të lulëzoni veprën tuaj. Por të jeni të sigurt që vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Ajo është forcuar në kundërshti është ngritur kundër ndalimit.
Ajo ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbyllin gojën ka pëshpëritje më të fortë se britmat. Ajo ka treguar gjithashtu atë që bashkon vendet tona në mënyrë të pandashme dhe që mbart edhe sot kryeministri juaj me shumë talent, këtë gjuhë dashurie për Evropën, evidencë të një vendi mesdhetar që shkon drejt perëndimit dhe drejt nesh.
Për këtë rol, si poet i Ballkanit, rapsod i Europës, lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’u ngrej në gradën e Oficerit të Lartë, në Urdhrin e Legjionit të Nderit.