-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca pezullon vizat për Kosovën, Macron: S’e mbajti fjalën, të pranojë Asociacionin!

Kryesoret

Franca pezullon vizat për Kosovën. Ky është lajmi kryesor, për fat të keq i zi që Presidenti Macron njoftoi nga Tirana. Ai tha se Kosova nuk e mbajti fjalën dhe për këtë arsye vizat që ishin parashikuar për t’u liberalizuar në 1 Janar 2024, tani janë pezulluar. Kjo pritet që t’i japë një tjetër goditje Prishtinës dhe dialogut me Serbinë.

Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim të mirë dhe të fortë. Presim të respektohet nga të dyja palët. Është përgjegjësia e Vuçiç që ta dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi.

Dhe më pas etapat e ardhshme, nga ajo që presim është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat që u bënë në kushtet të papërshtatshme, pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve. Njohjes e Asociacionit të komunave serbe nga Kosova, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Osmani dhe Kurti.

E them me shumë qartësi; ne u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit