-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri turk i Mbrojtjes në Kosovë: Dialogu, rruga e vetme për stabilitet në rajon

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler ka vizituar sot Kosovën ku ka thënë sot se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Guler në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, theksoi se raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.

Ai tha se në takim me Maqedoncin ritheksuan faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it nga komandanti turk është marrë përsipër dhe do ta realizojnë me neutralitet dhe transparencë të plotë.

“Theksuam faktin se duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne është çështje që ka peshë të madhe… Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë,” tha Guler.

Ai shtoi se Turqia përkrah sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Raportet tona me Kosovën si bashkëpunëtorë e jona në Ballkan në të gjitha fushat vazhdojnë me shpejtësi dhe stabilitet të ndërtuar sipër raporteve të kamotshme historike e kulturore. Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, unifikimin me institucionet euroatlantike dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare,” theksoi ministri turk.

Guler do të pritet gjatë ditës në takim edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmanin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit