-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Bërnabiç: Kërkoi sanksione për Serbinë

Kryesoret

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç pati një përshëndetje të ftohtë dhe protokollare me kryeministrin Edi Rama në samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Për qëndrimin e saj ajo u shpreh që vjen prej faktit se Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës.

Kjo sipas saj, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Ndihesha kështu dhe nuk mund t’i thoja përshëndetje përzemërsisht njeriut që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë,” ka deklaruar ajo pas samitit.

Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, si me të gjithë në rajon. Nuk jemi thjesht politikanë, jemi edhe njerezorë. Dhe keshtu ndihem, nuk jam e kenaqur, nuk e di pse e ka bere, nuk ka fare kuptim, nuk eshte ne perputhje me marredheniet e mira fqinjesore apo ne perputhje me iniciativën e Open Balkan,” ka thënë Bërnabiç.

Pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, por e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë. Por në një reagim për mediat Serbe Bërnabiç tha se ka qenë e pranishme në foton familjare, megjithëse në foton e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, mungonte.

Kryeministrja e Serbisë s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit