Ka vdekur i dyshuari terrorist për sulmin në Bruksel, i cili shkaktoi dy të vdekur. Xhihadisti Abdesalem Lassoued që hapi zjarr në qendër të qytetit duke vrarë dy persona, ishte arratisur por u identifikua kur një klient në një lokal e ka njohur dhe ka ngritur menjëherë alarmin.
Kur policia mbërriti, pati një shkëmbim zjarri në të cilin terroristi u plagos rëndë. Vdekja e tij ndodhi disa minuta më pas. Autori i dyshuar kishte armën e përdorur në sulm me vete, tha Ministrja e Brendshme Annelies Verlinden. Dy persona të tjerë janë në kërkim.