-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Flakë dhe ulërima, shkela mbi të vdekurit”! Dëshmitë tronditëse për Gërdecin

Kryesoret

Nga 71 dëshmitarë në procesin e gjyqit në themel për Gërdecin sot u paraqitën për të dhënë versionin e tyre 14 prej tyre. Në krye të listës ishte Feruzan dhe Zamira Durdaj, që humbën djalin 7-vjeçar në 17 mars të vitit 2008.

Gjithashtu dëshmuan edhe banorë të tjerë të zonës që ishin punëtorë në fabrikën e demontimit të armëve. Fejzi Shehu ish-roje në fabrikën e demontimit ka deklaruar se ka parë momentin kur karroca e salduar ka marrë flakë në 15 mars që më pas solli shpërthimin dhe tragjedinë me 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një fëmijë i një personi që kërkonte t’i jepte ushqimin të ëmës. Qesen e mora unë dhe jam futur brenda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën pranë një karroce dhe njerëzit filluan të bërtisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi dhe ika me vrap.

Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës nga Qemal Deliu. Kam parë Qemalin që atë ditë ka dal dy tre herë jashtë për të salduar karroca dhe të gjitha lëvizjet bëheshin me lejen e përgjegjësit” tha ai.

Një tjetër dëshmitare ishte Drita Cani, e cila ditën tragjike ishte në punë me djalin dhe burrin rrëfeu se punonin në të zezë, pa kontrata.

Ditën e shpërthimit nuk kam qenë në punë, pasi isha operuar dhe atë ditë në vendin tim ishte goca. Aty kam punuar unë, djali dhe bashkëshorti. Nuk kemi pasur kontrata pune, kishim vetëm një përgjegjës me emrin Vangjel.

Ne na kishte punësuar një person me emrin Dritan. Municioni vinte me makina të ushtrisë. Unë me familjarët e mi merreshim me çmontimin e predhave. Goca më tha se flaka ka nisur tek dera e magazinës ku dërgohej baruti” tha ajo.

Alketa Hazizi tregoi çfarë ndodhte me barutin pas demontimit. “Ne i mbushnim thasët me barut dhe i transportonim me karroca, dëgjova ulërimat, aty kam parë flakët, isha në distancë gati 10 metra nga flakët.

Duke ikur kam shkelur dhe mbi viktima, në afërsi të portës kryesore jam rrëzuar, e shikoja që po merrja flakë por nuk mund të largohesha kam pasur 32% të trupit të djegur” tha ajo.

Gërdeci i vrau djalin, nëna i çon gjyqtarit fletoret e të birit: Më shkruani vendimin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit