Është zbuluar se kush do jenë në rolin e opinionistëve në “Big Brother VIP Kosova”.
Prezantuesja e njohur shqiptare, Anita Muçaj Haradinaj, bëhet e ditur se do të jetë sërish në rolin e opinionistes. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e BBVK në rrjete sociale.
Ajo është e lumtur për rikthimin në këtë format, ndërsa në InstaStory shtoi:
“E sigurt që do e shijojmë bashkë edhe këtë vit”.
Opinionisti tjetër i këtij reality-show është Bledi Mane, i cili ishte pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania” si banor.
BBVK nis të premten, 20 tetor, dhe moderatorë po ashtu do të jenë të njëjtit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
View this post on Instagram
View this post on Instagram