Seanca e sotme e Kuvendit dështoi. Shkak u bë bllokimi nga opozita. Deputeti i PS-së Petro Koçi ishte i ashpër me kolegët opozitarë. Ai tha se kjo sjellje është rrugaçërore.
“Qëndrimi mbahet jo me mënyrë rrugaçërore. Kjo është një situatë e porositur, po bëhet çdo përpjekje për të kaluar situatën nga Kosova, kjo është e pamundur sepse institucionet janë shumë të forta, është porositur nga ideja që duhen ndihmuar nga faktorët kundër Kosovës.
Unë mendoj që është një veprim tërësish kundër interesave shqiptare, interesi ynë është që vëmendja e ndërkombëtareve të jetë te Kosova, këto veprime e zhvendosin kamerën nga Kosova në Tiranë, kjo s’është protestë, por është dhunë, kjo e dëmton opozitën”, u shpreh Koçi.