Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit për Sali Berishën që akuzohet për korrupsion.
Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Për momentin në selinë blu ka heshtje. Në lidhje me masat e sigurisë të dhëna nga GJKKO, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21:00.