Nga dita në ditë italianët po kristalizojnë idenë duke kaluar në veprime konkrete për të marrë ujë nga Shqipëria për të furnizuar Pulian. “Milano Finanza” shkruan se në projekt është ndërtimi i një tubacioni për të lidhur Shqipërinë me Pulian.
Gjatë takimit në gusht në jug të Shqipërisë të kryeministres Meloni në mediat italiane u raportua se kjo ishte një nga temat e diskutimit me homologun Rama.
Drejtoresha e AQP (Acquedotto Pugliese) Francesca Portincasa ka dhënë detaje për projektin. “Ideja konsiston në sjelljen e ujit nga Shqipëria në Pulia përmes një tubacioni nënujor.
Ne do të punojmë në një klimë bashkëpunimi për të arritur diçka nga e cila të përfitojnë të dyja vendet në baza të barabarta.
Ne kemi nevojë për ujë. Dhe sapo të vendoset ndërtimi i tubacionit nënujor, mund të jetë e dobishme të optimizojmë energjinë duke e përdorur atë edhe për qëllime të tjera” tha ajo.
1 miliard Euro! Italia shtrin tubat në det për të marrë ujë në Gjirokastër