-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me nipin në krahë, dikur kërkonte vajzën! Një jetë vuajtje, kush është gruaja që u hodh nga furgoni?

Kryesoret

Merushe Gjuzi është gruaja që u hodh dje nga furgoni në Peqin dhe ndërroi jetë. 57 vjeçarja raportohet se ishte konfliktuar me bashkëshortin dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore kishte vendosur t’i jepte fund jetës në një mënyrë të tillë. Megjithatë, jeta e saj ka qenë një dramë dhe ashtu përfundoi, mes vuajtjeve dhe dhimbjeve pa fund.

Katër vite më parë, Merushe Gjuzi ka dalë në televizion dhe bashkë me bashkëshortin, Mahmut Gjuzi kërkonin vajzën e zhdukur pa gjurmë prej vitit 2013. Çifti po rriste i vetëm nipin, djalin e vajzës Eligerta, dhe në emisionin “Pa Gjurmë” kërkonin një shpresë për vajzën.

Kur Eligerta ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Eligerta kalonte kohë me rritjen e djalit edhe në familjen e saj me banim në Rrogozhinë. Në maj të vitit 2013, Eligerta përballet me një problem shëndetësor në frymëmarrje të djalit dhe i duhej ta dërgonte drejt spitalit të Kavajës.

Arbeni, bashkëshorti ndodhej në Burrel ndërsa Eligerta tek e ëma Merushja. Të dyja nënë e bijë nisen drejt spitalit me furgon nga Rrogozhina drejt Kavajës. Sapo mbërrijnë dhe Eligerta qëndron për të paguar paratë e udhëtimit, nëna e saj Merushja me fëmijën në krah kalon rrugën. Kur bën një copë rrugë me mendimin se Eligerta ishte pas saj, kthen kokën dhe nuk e sheh më vajzën.

Pas zhdukjes së Eligertës familja pësoi një tjetër dramë. Me një nënë të zhdukur pa gjurmë dhe një baba që humbi jetën pas një aksidenti me makinë 6 muaj nga humbja e Eligertës, Orgito djali i tyre i vetëm mbetet pa nënë e pa baba, në moshën 1 vjeçare.

Eligerta, u largua duke i lënë familjarëve të saj djalin 1 vjeç dhe për të mos u kthyer më kurrë, qoftë edhe për ta parë. Këtë dramë familjare, me sytë që i mbusheshin me lot, vogëlushin Orgito në prehër e me bashkëshortin në krahë, familja Gjuzi kërkonin që Eligerta të kthehej sërish në çatinë e tyre.

Ndonëse Merushja mori guximin të dilte në ekran dhe të kërkonte Eligertën e zhdukur, duket se 57-vjeçarja u dorëzua. Pas një konflikti me bashkëshortin vendosi t’i japë fund jetës, ndoshta në mënyrën më të tmerrshme të mundshme duke u hedhur nga furgoni./ Report Tv

Gruaja u hodh nga makina, arrestohet burri, e çoi drejt vdekjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit