Është arrestuar me urdhër me SPAK, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Jamarbër Malltezi është vënë në pranga në Aeroportin “Nënë Tereza” teksa kthehej në Shqipëri. Urdhër arresti është lëshuar për llogari të hetimit të Strukturës së Posaçme mbi privatizimin e kompleksit Partizani.
Ndërkohë, më herët gjatë mbrëmjes së sotme, zyra e shtypit të “Rithemelimit” bëri të ditur se kreu, Sali Berisha do të dalë në një konferencë për mediat në orën 21:00.