Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkëmbimin me armë zjarri mes efektivëve blu dhe dy rinjëve këtë të martë në Mamurras.
Në njoftimin zyrtar thuhet, se Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur Leonard Demën, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, 23-vjeçari Leonard Dema ka qenë i shpallur në kërkim, ndërkohë që rezulton i dënuar me 7 vjet burg në Itali për tentativë vrasjeje, kurse personi i cili po e shoqëronte në makinë ishte shoku i tij Amadeo Fufi edhe ky i fundit i armatosur.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë dhe prangosjen e Fufit, ndërkohë vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.
Mamurras/ Qëlloi me armë ndaj policëve, plagoset dhe arrestohet agresori!









