Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Fitnete Tida dhe Rovena Dilo duket se nuk e pëlqejnë aspak formatin e ‘Big Brother Vip’.
Tuda ka bërë një status ku me ironi e quan këtë reality show “krenari kombëtare”.
“Së shpejti në Kosovë e Shqipëri fillon Big Brother. Big Brother krenari kombëtare,” shkruan Tuda ku ka komentuar një tjetër artiste e madhe, Rovena Dilo.
”T’ja hallakasin prapë trurin shqiptarëve të shkretë !! Që nuk e kuptojnë çfarë helmi gëlltisin,” shkruan Dilo.
Nga komentet ironike duket qartë që dy këngëtaret jo vetëm që nuk do të marrin pjesë kurrë në këtë format por edhe nuk preferojnë ta ndjekin.