-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SKEMA/ SPAK: Si u lëvizën “fijet” për t’i dhënë “Partizanin” dhëndrit të Berishës

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme zbardhi akuzat konkrete që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali  Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”. SPAK thotë se Berisha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin. Nga hetimet rezulton se Berisha në kohën kur ka qenë kreu i qeverisë ka ndërmarrë veprime konkrete për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi i cili si rrjedhim ka përfituar në mënyrë të paligjshme 5 420 345 euro.

Por si u përgatitën letrat nga ministrat?

SPAK ka sekuestruar procedurën që është ndjekur dhe komunikimin mes ministrave dhe ushtrisë për të çuar në privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në skenë del edhe emri i ish-ministrit Fatmir Mediu.

“Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i Dekretuar nga Presidenti i Republikës më datë 07.09.2005 (Dekreti nr. 4646), një muaj pasi kishte marrë detyrën, me shkresën nr. 9549/1 prot. datë 12.10.2005, i drejtohet METE-s, ministrit Genc Rulitit, duke i bërë me dije se, Ministria e Mbrojtjes krahas pronësive të tjera të përcaktuara në VKM nr. 515 datë 18.07.2003 ka në administrim edhe terrenet sportive ku është vendosur Klubi i Futbollit Partizani.

Nga studimi i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, baruar në strategjinë e zhvillimit të FA dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar se këto terrene të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA-ve. Ne këto kushte gjykojnë që të merren hapa të mëtejshme përsa i përket mënyrës dhe përgjegjësisë së administrimit të kësaj pronësie.

Në vijim, me shkresën nr. 9549/3 prot date 14.11.2005, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i parashtron Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, se: Klubi i Futbollit “Partizani” ne baze te VKM nr. 515 date 18.07.2003.eshte inventarizuar.

Ne baze te VKM nr. 195 date 30.03.1998 “Per privatizimin e ndërmarrjeve qe nuk mund te transformohen” propozojnë miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve sportive të Klubit të Futbollit “Partizani” duke mirëpritur sugjerimet e METE ne lidhje me forma të tjera.

“Këshilltari i Jashtëm, Genc Çelo, i cili i adresohet me një memo në vitin 2006 ish-ministrit Fatmir Mediu e sqaron në lidhje me ndarjen e klubit Partizani në 2 pjesë dhe se cili institucion e ka në varësi duke ofruar dhe të dhëna dhe se Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë miratimin e privatizimit të klubit sportiv Partizani” thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK-ut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit