Biznesmeni Fatmir Bekteshi, miku i dhëndrit të Sali Berishës me të cilin ndërtuan 17 kulla u paraqit sot në gjykatën e Posaçme. Ai shfaqet i buzëqeshur me dy policë në krahë dhe vëllanë që e shoqëronte dhe që në fund para se të hynte brenda gjykatës e këshilloi “futu me këmbën e djathtë” duke shpresuar për më shumë fat në këtë betejë.
Përpara gjykatës për masën e sigurisë ndodhet edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës për dosjen e kompleksit “Partizani”. Për Sali Berishën ende nuk ka një datë kur do të njihet me masën e sigurisë detyrim paraqitje.
I buzëqeshur me dy policë! Miku i dhëndrit të Berishës futet në gjykatë