Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Një furgon i drejtorisë së burgjeve e solli nga blloku i sigurisë te “Mine Peza” në ambientet e gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Me pranga në duar, i shoqëruar nga oficerët zbriti nga furgoni dhe u fut brenda në sallë në masa të forta sigurie. SPAK thotë se më shumë se 5,4 milionë euro ka përfituar Jamarbër Malltezi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.
Bashkë me të në gjykatë është edhe biznesmeni Fatmir Bekteshi. Ende nuk dihet kur do të mbahet seanca për Sali Berishën për t’u njohur me masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit.