Një nga të paktët zyrtarë që doli hapur kundër privatizimit të ish-kompleksit Partizani ishte gjenerali Vladimir Qirjazi. Si shpërblim për mbrojtjen e pronës së shtetit mori shkarkimin nga detyra.
Para prokurorisë Qirjazi ka deklaruar se Gazment Oketa, asokohe ministër i Mbrojtjes i ka kërkuar që të firmosë privatizimin pasi kishte “urdhër nga lart”.
“Une i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore….” ka thënë komandanti Qirjazi.
Qirjazi jo vetëm që kundërshtoi por vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikat, por shkresa e tij drejtuar kreut të shtetit nuk gjendet në Presidencë. Mister mbetet fakti se kush e zhduku shkresën me shqetësimin që ngriti gjenerali.