-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin i sëmurë? Kremlini: Mashtrim absurd, presidenti është mirë

Kryesoret

Kremlini ka hedhur poshtë të martën spekulimet për shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin duke u shprehur se ai është mirë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi gjithashtu pretendimet se Putin po përdorte “sozi”, duke e cilësuar si një mashtrim absurd.

Gazetarët pyetën Peskovin për shëndetin e Putinit pas një raporti pa burim nga një kanal rus Telegram, i marrë nga disa media perëndimore, se presidenti kishte pësuar një episod të rëndë shëndetësor të dielën në mbrëmje.

Putini, një entuziast i xhudos, i cili mbushi 71 vjeç më 7 tetor mban një orar intensiv takimesh dhe paraqitjesh publike, shumë prej tyre në televizion.

Dhe programi i tij i fundit përfshinte një vizitë në Kinë javën e kaluar, me ndalesa në dy qytete ruse gjatë rrugës së kthimit.

Në një intervistë të vitit 2020, Putin mohoi thashethemet se ai përdor “sozi”, megjithëse tha se i ishte ofruar mundësia për të përdorur një të tillë në të kaluarën për arsye sigurie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit