Një emisioni televiziv, Antena 3 në Spanjë po mundohet të jetë një hap para gjithë mediave të tjera për sa i përket ekskluzivitetit të lajmeve të VIP-ave.
Së fundmi programi në fjalë ka kontaktuar me kreun e një bande hajdutësh të shtëpive luksoze.
“Isha unë ai që grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali. Unë isha ai që grabita Johan Cruyff në Barcelonë,” ka thënë ai.
Shefi i bandës nuk kishte frikë nga asgjë, në fakt është në kërkim. Në lidhje me grabitjen e Benzemës, ai ka theksuar se “ishte koha për t’u bërë”. Më pas, ai ka treguar procedurën që kryen, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit.
“Pasi e kam gjetur, e ndjek, e ndjek, mund të kalojnë muaj. Derisa gjej rastin të mos ketë njeri brenda. Unë nuk mund të gjej asnjë objektiv në Spanjë, nëse dikush nuk vjen të ma thotë,” tha ai.
Më në fund, hajduti është treguar arrogant dhe i sigurt:
“Nuk ka njeri që mund të më ndalojë dhe asgjë që mund të më rezistojë”.
Kreu i bandës po ashtu ka pranuar se grabitja më e madhe në gjithë jetën e tyre janë 15 milionë lekë cash nga një personazh shumë i famshëm.