Ai e nisi karrierën e tij si konkurrent në “The Voice Of Albania”, por sot do të ulet në panelin e jurisë për të vlerësuar talentet e reja në “X Factor”.
Bëhet fjalë për, Ylli Limanin, këngëtari më i përfolur i momentit i cili është duke shijuar suksesin e projekteve të tij më të fundit muzikore të cilat numërojnë miliona klikime në Youtube.
Këngëtari shumë i dashur nga Kosova do t’i bashkohet panelit të jurisë të talent show-it të famshëm, ku përflitet se do të jenë edhe këngëtaret Bleona Qerreti dhe Arilena Ara.
Theksojmë se ‘X Factor’ ka nisur audicionet nëpër Shqipëri dhe së shpejti do të nisin edhe netët live.