Familjarët e 16-vjeçarit i cili goditi me karrige mësuesen në Gjimnazin “Hydajet Lezha” kanë reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjen.
Motra e 16-vjeçarit në një intervistë për emisionin “Me zëmër të hapur” është shprehur se mësuesja i ka bërtitur duke i thënë: “Do ta mbash mend!”.
Dhuna në Lezhë, flet 16-vjeçari që goditi mësuesen me karrige: Më kujtoi eshtrat e babait
“Mësuesja i bërtiti duke i thënë se do e mbash mend. Vëllai e ka vuajtur dhe e vuan shumë humbjen e babait.
Ne jemi në kujdestarinë e xhaxhait. Ka qenë 13 vjeç kur babai humbi jetën. Sot ishte paralajmëruar protestë, por nuk u zhvillua. Nuk na lejuan ta zhvillonim protestën”, tha ajo.