-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditi mësuesen, xhaxhai i 16-vjeçarit: I tha “ça është ajo familje që të ka sjellë në jetë”

Kryesoret

Një tjetër deklaratë është zbardhur ditën e sotme në lidhje me ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në gjimnazin “Hydajet Lezha” ku një nxënës i vitit të dytë ka goditur me karrige mësuesen.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar kujdestari i 16-vjeçarit, xhaxhai i cili fajëson mësuesen e matematikës pasi sipas tij i ka përmendur babain e vdekur.

Goditi me karrige mësuesen, flet motra e 16-vjeçarit: I bërtiti dhe i tha do ta mbash mend

Në një intervistë për emisionin me “Zemër të hapur xhaxhai u shpreh se ka nënshkruar një deklaratë me bashkëshortin e mësueses ku janë pajtuar.

Dhuna në Lezhë, flet 16-vjeçari që goditi mësuesen me karrige: Më kujtoi eshtrat e babait

“Isha te drejtoria e shkollës. Djali është ndër fëmijët më të rregullt të shkollës. E ka nga acarimi i të atit që i ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur kështu. Ajo mësuesja si fëmijët ka kenë duke qesh me njëri-tjetrin. Fillimisht e ka pas me dikë tjetër. Pastaj është kthyer tek djali i vëllait dhe i ka thënë se do të të ngel në klasë dhe do të vë 4.

I ka thënë ça është ajo familje që të ka sjellë në jetë ty. Kemi edhe kamera të vajzës që e ka kapur për flokësh. Po deshe të sjell edhe opinionin e klasës.

Dje me burrin e asaj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë për shpirtin e babait dhe tëndin. Vëllai ka 5 vjet që ka ndërruar jetë”, tha ai.

I “fluturoi” mësueses karrigen kokës, 16-vjeçari përjashtohet nga shkolla

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit