-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me hashash dhe kanabis, avokati: Bëni analizat e ADN-së, nuk ka lidhje me çështjen

Kryesoret

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë për 38-vjeçarin Petrit Dyli, i cili u arrestua 3-ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, ku e gjetën dhe asgjësuan 50.5 kg hashash brenda në një banesë në fshatin Pobrat në Dimal dhe 240 rrënjë canabis, të mbjella në një parcelë afër banesës.

Gjatë seancës, avokati i 38-vjeçarit ka kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së në vendngjarje duke pretenduar se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me drogën e gjetur në banesë dhe se në vendngjarje nuk ka asnjë shenjë gishtash të klientit të tij.

Fillimisht pretendimet e avokatit ditën e arrestimit që klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor kanë rënë poshtë, pas ekzaminimit mjeko-ligjor të mjekëve ekspertë.

Pasi ka dëgjuar prokuroren dhe avokatin mbrojtës, gjyqtarja ka vendosur për 38-vjeçarin masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditë, deri në pritjen e aktit të analizave të ADN-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” që u zhvillua të shtunën, është shpallur në kërkim edhe vëllai i 38-vjeçarit,Armando Dyli,40-vjeç.

Gjatë këtij aksioni, në banesën e vëllezërve Dyli, që ndodhej në anë të aksit nacional Dimal-Fier u gjetën edhe disa ambiente të përshtatura për tharjen e lëndës narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit