Ilir Paja i njohur me pseudonimin ‘Ufo’ dhe i dënuar me 25 vite burg në Itali pasi akuzohet për disa vepra të rënda penale nga gjykatat italiane, kundërshton arrestimin dhe ekstradimin.
Avokati i tij, Idajet Beqiri thekson se klienti e ka kryer një herë dënimin në shtetin fqinj. Beqiri tha se Paja nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat akuza.
“Paja e ka shlyer dënimin italian, janë të njëjtat fakte penale. Nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat fakte penale”, tha Beqiri.