Kreu i një bande të rrezikshme të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturoi viktimat e saj me thika dhe ujë të nxehtë në këmbim të parave dhe bizhuterive është dënuar me 25 vjet burg.
Një nga viktimat të 27-vjeçarit Fortune Lawson ishte shqiptari Ledio Ibrahimi, të cilin e thërriti me pretendimin se do pinin kanabis së bashku.
Në vend të kësaj, ai e çoi atë në një banesë në qytet dhe e futi në ujë, e rrahu dhe e kërcënoi me armë dhe thika dhe një “qen sulmues”.
Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të dorëzuar 50,000 £, por miku thirri policinë e Uellsit të Jugut për të raportuar një “situatë për jetë a vdekje” dhe pa e ditur rrëmbyesin.
Viktima u dërgua në një godinë tjetër në Hertfordshire, ku kalvari i tmerrshëm vazhdoi përpara se të shpëtohej përfundimisht nga policia e armatosur, të cilët e gjetën atë me lidhëse kabllosh në kyçet e dorës “duke u tundur dhe duke qarë”.
Dëshmitë e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën e të akuzuarit e shtynë policinë të identifikonte një viktimë tjetër, Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte sulmuar vazhdimisht në të njëjtën adresë.
Mësohet se Denis Delishaj me origjinë shqiptare, luajti një “rol të rëndësishëm” në shantazhimin e Ledio Ibrahimit, por ndërsa ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit apo torturës, ai ishte “në anën tjetër të telefonit” dhe teksa ndodhte dhuna përkthente fjalët e viktimës kundrejt shpërblimit.