-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A duhet pirë kafe kur jeni me grip? Ja çfarë thonë mjekët

Kryesoret

Edhe pse pijet e nxehta konsiderohen efektive në trajtimin e infeksioneve respiratore, si ftohja dhe gripi, jo të gjitha janë aq të mira.

Mjekët këshillojnë që të keni kujdes kur konsumoni kafeinë, sepse ajo, përveç dehidrimit, ka edhe një efekt të lehtë diuretik, ndaj nuk rekomandohet kur keni të vjella dhe diarre.

Një arsye tjetër pse nuk është mirë të pimë kafe kur jemi të ftohur është se ajo përmban kafeinë që na mban zgjuar, ndaj kur jemi të sëmurë trupi ynë ka nevojë të pushojë sa më shumë.

Kafeina është një stimulues dhe ndonëse ndoshta nuk do të ketë shumë efekt në ndonjë medikament që mund të merrni, natyra e saj stimuluese mund të jetë kundërproduktive.

Dhe kur keni të bëni me një infeksion viral, vërtet duhet të pushoni mirë. E njëjta gjë vlen edhe për pijet energjike, të cilat shpesh kanë më shumë kafeinë se një filxhan kafe.

Aty ndodh edhe dehidrimi dhe kur jemi të sëmurë, organizmi ka nevojë për sa më shumë lëngje.

Hidratimi mund të jetë një faktor shqetësues nëse sëmundja është serioze dhe është, për shembull, një formë më e rëndë e gripit.

Disa infeksione si gripi mund të shkaktojnë edhe simptoma gastrointestinale.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit