-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E trishtë! Nëna e re vdes në krahët e vogëlushes, që tentoi ta zgjonte

Kryesoret

Një nënë e re në Angli u gjet e vdekur me vajzën e saj dyvjeçare të ngjitur pas saj që tentoi ta zgjonte, pasi më herët mjekët i kishin thënë se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Lauren Page Smith, 29 vjeç, kishte thirrur ndihmën pas problemeve nga dhimbjet e gjoksit dhe të vjellat.

The Sun” shkruan se mamaja nga Wolverhampton u vizitua më pas nga mjekët. Një hetim i shërbimit të ambulancës zbuloi se për shkak të moshës së saj dhe faktit që ajo ‘dukej mirë’ gjendja e saj nuk u konsiderua ‘shumë shqetësuese’ nga mjekët. Raporti theksoi se sjellja e saj e qetë nënkuptonte që mjekët nuk e besonin rezultatin e dhimbjes që ajo dha.

Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se Lauren, nga Wolverhampton, vdiq për shkak të një ataku të papritur në zemër pas një mpiksje gjaku në mushkëri. Sipas patologut, një mpiksje e tillë mund të shkaktojë një ritëm jonormal kardiak që rezultoi fatal.

Nëna e Lauren, Emma Carrington tha se familja ishte e shkatërruar nga tragjedia dhe besonte se mjekët e ndihmës nuk kishin arritur ta merrnin mjaft seriozisht gjendjen e vajzës së saj.

Ajo tha “Thjesht nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihemi si familje. Ajo vdiq vetëm disa orë më vonë, duke lënë pas familjen e saj të shqetësuar dhe vajzën e saj dyvjeçare, e cila tani do të rritet pa nënën e saj” shkruajnë mediat britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit