Armando Broja u zyrtarizua tek Fulham në orët e fundit të merkatos, një huazim “i thatë” nga Chelsea deri në fund të sezonit, e gjitha në këmbim të 4 milionë eurove.
Një huazim i cili kënaqi të dy klubet, por la zë zhgënjyer ekipin tjetër që prej kohësh interesohej për sulmuesin shqiptar, Wolverhampton, të cilët kishin paraqitur dhe një ofertë zyrtare për 22-vjeçarin.

Siç raportojnë mediat britanike, trajneri i “Ujqërve”, Geri O’Neil, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij, madje duke kaluar dhe në akuza ndaj Federatës Angleze të Futbollit.
O’Neil u shpreh se prej kohësh ishin në kërkim të një sulmuesi, dhe sipas tij Broja ishte i duhuri.
Një transferim i cili dështoi vetëm në momentet e fundit sipas trajnerit: Ne nuk e përballonim dot atë financiarisht por ishim të interesuar për një huazim të tij.
Për O’Neil një pjesë e fajit rëndon dhe mbi Federatën Angleze të Futbollit, pasi ndeshja e Wolverhampton ndaj Manchester United u la në ditën e fundit të merkatos, duke bllokuar transferimin e shqiptarit në radhët e “Ujqërve”.









